Vendosë Bernabeu NULL NULL 18.12.2015 12:12 18.12.2015 12:12 Reagimi i tifozëve në drejtim të skuadrës, trajnerit apo presidentit mund të jetë vendimtar për të ardhmen e stolit të Santiago Bernabeut. Florentino Perez është duke e mbështetur ende Rafa Benitezin, si publikisht, ashtu edhe privatisht. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për ata që e rrethojnë, në veçanti për futbollistët. Fansat që do të jenë prezent në Santiago Bernabeu të dielën mund ta kenë fjalën finale. Reagimi i tyre mund të jetë vendimtar për të ardhmen e strategut spanjoll, transmeton Klan Kosova. Ndeshjet e fundit të Real Madridit kanë qenë arenë e fishkëllimave të tifozëve drejtuar trajnerit. Por tani kokat e klubit e duan mesazhin e tifozëve në dritën e asaj që ndodhi me Villarrelain – duan kokën e dashit për mungesën e vullnetit në 45 minutat e parë në El Madrigal. Florentino duket i vendosur për të mos i treguar derën Benitezit vetëm gjashtë muaj pasi e caktoi. Kjo ndoshta edhe për faktin që nëse do të vepronte ndryshe do të perceptohej si i ndikuar nga mendimi i skuadrës për teknikun, imazh ky të cilit ai do që t’i shmanget. Kostumet në Santiago Bernabeu e dinë mirë që ka fare pak dialog mes lojtarëve dhe trajnerit, por ata presin që këto të lihen anash kur skuadra është në pyetje. Ndërrimet e shefave të stolit të bëra nga Perez më herët nuk janë treguar aspak të qëlluara dhe bordi beson që mosmarrëveshjet personale të cilat kanë shkaktuar edhe probleme në fushë mund të zbuten me kalimin e kohës. Por nëse fansat nuk e duan trajnerin, fishkëllejnë skuadrën apo vet presidentin, ky mund të jetë mesazhi që ndërron gjithçka. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025