Vendimi për vizat, Sejdiu: Shtetasit e Kosovës e duan vendin e vet dhe atë nuk e zbrazin NULL NULL 11.03.2023 08:27 11.03.2023 08:27 Ish-presidenti Fatmir Sejdiu, e ka quajtur vendim historik për Kosovën, atë të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. “Ky hap i ndërrmarë nga ky mekanizëm evropian është një vlerësim i fuqishëm për atë që Kosova dhe institucionet e saj e kanë dëshmuar me rezultate dhe përmbushje të kritereve të kërkuara, përkundër sfidave të mëdha me të cilat janë përballur. Mundësia e lëvizjes së qytetarëve të vendit në gjithë Zonën Shengen, pa pasur nevojën e furnizimit me viza, në radhë të parë shprehë besimin në njerëzit e vendit tonë se do të respektojnë rregullat që parasheh BE-ja”, është shprehur Sejdiu, transmeton KlanKosova.tv. Liberalizimi i vizave sipas Sejdiut, nënkupton një hap para të lëvizjes së Kosovës sa përket anëtarësimeve të saj në mekanizmat e rëndësishëm evropianë. “Është kjo meritë e gjithë gjeneratave që kanë udhëhequr me Kosovën”, ka shtuar ai, derisa ka përmendur se kosovarët nuk do të largohen pas hyrjes së fuqi të vendimit. “Shtetasit e Kosovës e duan vendin e vet dhe atë nuk e zbrazin”. Më tej edhe vendimi i pesë vendeve mosnjohëse për të qenë pro është tregues pozitiv. “Tregon për një konsideratë të re tani për tani në heshtje, të vendeve anëtare të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Paçarizi: Deklarata e ministrit Aliu kriminale, duhet të kërkojë falje ose të japë dorëheqje (VIDEO) 2 days