Lajmet e fundit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video nga tubimi i mbajtur sonte në Sheshin “Shatërvan” në Prizren, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
Tubimi është zhvilluar nën moton “Liria ka emër – Ora e pritjes, Kosova po pret”, në kuadër të aktiviteteve që po organizohen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe në pritje të vendimit të Gjykatës Speciale, transmeton Klankosova.tv.
“Në emër të popullit, shpallini TË PAFAJSHËM!”, ka shkruar Hoxhaj.
Një baner me mesazhin e njëjtë, paraditen e sotme është zbuluar në kryeqytet.
Në banerin ku shkruhet: "Në emër të qytetarëve të Prishtinës, shpalleni të pafajshëm", firmën e kanë hedhur kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama dhe nënkryetarja, Besianë Musmurati.
Në tubimin në Prizren janë mbledhur figura të larta të PDK-së dhe qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur solidaritet me ta ndërsa procesit gjyqësor në Hagë po vjen fundit.
Më 16 shtator do të jepet verdikti final për katërshen e UÇK-së. /Klankosova.tv