Vendimi i Trumpit: SHBA-të sulmojnë Iranin (VIDEO) NULL NULL 22.06.2025 20:22 22.06.2025 20:22 Dy javët e premtuara zgjatën veç tre ditë. Presidenti amerikan Donald Trump njëherë Iranit i pati dhënë afat prej 14 ditësh që të ndalë sulmet kundër Izraelit por kaq ditë nuk priti. Shtetet e Bashkuara të dielën goditën tre qendra bërthamore të Iranit dhe lëshoi dhjetëra raketa nga nëndetëset për të cilat Trump iu krenua dhe bekoi Izraelin. Këto falënderime ia ktheu menjëherë lideri i izraelitëve Benjamin Netanyahu duke theksuar se edhe premtimi i tij para popullit shkoi në vend. Pak orë pas këtij operacioni të shumëpritur Irani u hakmor duke lëshuar më shumë se 40 raketa drejt Izraelit ku mbetën të plagosur 23 persona dhe u shkatërruan shumë ndërtesa e shtëpi. Por siç duket Irani po shkon tek miku i kohëve të vështira. Ministri I Jashtëm Iranian nga Stambolli tha para mediave se pret ta takojë presidentin rus Valdimir Putin. Abbas Araghchi la të kuptohet se koha e diplomaciasë ka kaluar dhe se ata duhet të vetëmbrohen. Irani e ka mbështetur Rusinë në mënyrë aktive në luftën e tij kundër Ukrainës, duke e furnizuar atë me dronë sulmues. Organizata e Energjisë Atomike e Iranit konfirmoi se sulmet ndodhën në tre zonat por insistoi se puna e saj nuk do të ndalet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pesë persona dyshohet se mbetën të lënduar nga aksidenti në Poklek të ri të Drenasit (VIDEO) 23/06/2025