Vendimet e reja nga Qeveria – fluturimet në “Adem Jashari” bëhen në intervale 45 minuta ndërmjet aterrimeve NULL NULL 06.07.2020 00:11 06.07.2020 00:11 Qeveria e Kosovës sonte ka miratuar edhe vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë nr. 02/08 të datës 23 qershor 2020 për rifillimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara, fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen në intervale prej minimum 45 minutave ndërmjet aterrimeve, njofton Klan Kosova Menaxhimi i orareve të bëhet duke respektuar aplikimin e Rregullores Nr. 2008/6 Mbi Rregullat e Përbashkëta Për Alokimin e Slloteve në Aeroportet e Vendosura në Kosovë dhe rregullave të IATA (Worldwide Slot Guidelines, 10th Edition), Aeroplanët ad-hoc taxi nuk i nënshtrohen këtij rregulli. Vendimi hyn në fuqi nga data 9 korrik 2020. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.