10:30, 16 Dhjetor 2019

Një e treta e vendeve më të varfra në botë po përballen me nivele të larta obeziteti, gjithashtu edhe të nënushqyerjes, sipas një raporti të publikuar në The Lancet.

Në këtë raport thuhet se problemi kjo vjen si pasojë e qasjes globale në ushqime ultra të përpunuara dhe ushtrimeve të pakta të njerëzve.

Autorët po bëjnë thirrje për ndryshime në sistemin modern të ushqimit, për të cilin ata thonë se është shkaktari kryesor.

Raporti vlerëson se gati 2.3 miliardë fëmijë dhe të rritur në planet janë mbipeshë, dhe më shumë se 150 milionë fëmijë kanë stagnim në rritje.

Shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme po përballen me këto dy çështje njëkohësisht – të njohura si ‘barra e dyfishtë e kequshqyerjes’.

Kjo do të thotë që 20% e njerëzve janë mbipeshë, 30% e fëmijëve nën katër vjeç nuk rriten siç duhet, dhe 20% e grave klasifikohen si të holla.

Vendet në Afrikën Sub-Sahariane dhe në Azi janë më të prekurat.

Konkurs Pune

Lexo më shumë