11:33, 15 Prill 2019

Vendet e Bashkimit Evropian janë pajtuar përkohësisht për të nisur të enjten bisedimet formale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth tregtisë.

Burime nga BE kanë thënë për Reuters, se kjo lëvizje e dizajnuar nuk garanton zbutje të marrëdhënieve të tensionuara në mes të dy ekonomive më të mëdha në botë, transmeton Klan Kosova.

Komisioni Evropian, që koordinon politikën e tregtisë për 28 vendet anëtare ka kërkuar qartësi për dy mandate negociuese: një për të ulur tarifat për mallrat industriale dhe tjetra për ta bërë më të lehtë që kompanitë të tregojnë se produktet e tyre i plotësojnë standardet e BE-së apo SHBA-së.

Burimet nga BE kanë thënë se ambasadorët janë pajtuar për mandatet e një takimi që do të mbahet të enjten.

Konkurs Pune

Lexo më shumë