16:09, 22 Gusht 2019

Ish deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se legjislativi dhe ekzekutivi i deritashëm kanë pamundësuar ndarjen e Kosovës.

Në një fotografi të shpërndarë në Facebook ku shihet dore për dore me të vëllanë – ish Kryeministrin Ramush Haradinaj, ai ka falënderuar të gjithë ish deputetët e kuvendit për bashkëpunim, transmeton Klan Kosova.

“Pas shpërbërjes së Kuvendit, dëshiroj t’i falënderoj kolegët e mi të AAK-së dhe të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës për kolegialitet të përsosur pavarësisht dallimeve që kishim”.

“Ky Kuvend dhe kjo Qeveri do të kujtohen me theks të veçantë që e pamundësuan ndarjen e Kosovës, formimin e Ushtrisë së Kosovës, ligjin për Trepçën dhe çështje tjera kruciale”.

“Për një Kosovë 100%”.

“Na priftë e mbara dhe suksese në të ardhmen”

Konkurs Pune

Lexo më shumë