Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vëllezërit binjakë shqiptarë që ngatërruan hetuesit italian

NULL NULL
10.07.2015 16:31
Binjakë. Identikë. Janë dy vëllezërit shqiptarë të akuzuar për më shumë se 100 vjedhje në shtetin fqinj. Edmond dhe Eduard Trushi, 30 vjeç, janë arrestuar në Saluzzo në akuzën e vjedhje, në sajë të operacionit "Binjakët".

Gjatë kontrollit në shtëpi bëjnë të ditur mediat e shteti fqinj, vëllezërve u janë gjetur sende me vlerë që ata kanë vjedhur dhe rreth 25 mijë euro.

Fakti që janë binjakë, identikë, ka ngatërruar paksa hetuesit, të cilët fillimisht mendonin se bëhej fjalë për një person, raporton La Stampa. Për të komunikuar mes tyre vëllezërit shqiptarë përdornin telefona jashtë vendeve të BE-së, nga Gambia, Mozambiku apo Pakistani, që i ndryshonin herë pas here.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.