Vëllaznimi fiton ndeshjen dramatike ndaj Ponte Prizrenit NULL NULL 28.01.2023 19:19 28.01.2023 19:19 Vëllaznimi ka shënuar fitore fantastike ndaj Ponte Prizrenit, duke e mposhtur në vazhdime, me rezultat 91-86, në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll. Çerekun e parë e nisën më mirë vendasit, duke e fituar me rezultat 17-16, teksa në të dytin, gjakovarët ishin më të saktë duke fituar me shifrat 15-9. Në periudhën e tretë, mysafirët ishin sërish më të mirë duke triumfuar me rezultat 24-22, teksa në çerekun e fundit vendasit ishin më të mirë duke fituar me shifrat 30-23, kështu duke e dërguar ndeshjen në vazhdime. Në vazhdimin e parë, më të mirë ishin gjakovarët duke fituar me rezultat 13-8, për rezultatin përfundimtar 91-86. Lojtari më i dalluari në ndeshje ishte Jordan Harris, me 35 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime. /Klankosova.tv.