“Vëllau i madh” edhe në televizorët e mençur të Samsung - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Vëllau i madh” edhe në televizorët e mençur të Samsung

NULL NULL
01/05/2015

Nëse do të uleni afër televizorit këtë mbrëmje, duhet të mendoheni dy herë rreth asaj që do të thoni me zë të lartë. Samsung ka paralajmëruar përdoruesit e televizorëve të saj inteligjentë që lidhen me internet se gjithçka që ata diskutojnë para pajisjes do të dëgjohet. Televizorët popullorë mund të aktivizohen me zë, kështu përdoruesit mund të ndërrojnë kanalet ose të kërkojnë një sugjerim se çfarë mund të shikojnë, duke dhënë vetëm një komandë verbale.

Por, kjo teknologji ka edhe një efekt negativ, ajo mund të regjistrojë gjithçka që ju thoni afër televizorit. Një firmë koreane e sigurisë ka paralajmëruar përdoruesit: “Ju lutem kini kujdes nëse fjalët tuaj përfshijnë informacione personale ose të rëndësishme, pasi informacioni mund të regjistrohet bashkë me të dhënat dhe mund të transmetohet tek palët e treta.”

Kështu televizori mund të regjistrojë biseda private të një familjeje, por që mund të përmbajnë informacione sekrete, si paga mujore e punonjësve ose strategjitë e një kompanie. Aktivistët e privatësisë bëjnë një krahasim të teknologjisë së Samsung-ut me “Big Brother-in”- shteti autoritar që monitoronte çdo lëvizje të njerëzve në vitin 1984, një novelë e shkruar nga George Orwell.