“Vëllau i Kryetares së Kushtetueses është Drejtor në Dhomën e Përgjimeve” (VIDEO) NULL NULL 02.06.2020 00:23 02.06.2020 00:23 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se në Postën dhe Telekomin e Kosovës nuk ka dhomë të përgjimeve. “Dhoma e përgjimeve ndodhet në Policinë e Kosovës, dhe le ta di opinioni publik se shef i saj është Faton Rama, vëllai i Arta Ramës – kryetare në Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur Bajqinovci, njofton Klan Kosova. “Ai është oficer në Policinë e Kosovës. Lë ta dinë të gjithë”. Bajqinovci është shprehur se Presidenti Hashim Thaçi nuk po mundet ta durojë rritjen e Vetëvendosjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024