Vëllai plagos vëllanë me armë zjarri NULL NULL 24.09.2021 08:27 24.09.2021 08:27 Faik Veliu, 65 vjeç është plagosur me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij. Policia e Lushnjes në një njoftim për mediat sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, në fshatin Ngurrëz e Vogël. Autoritetet sqarojnë se autor i dyshuar i plagosjes është vëllai i Faik Veliut, Sami Veliu, i cili është arrestuar pak minuta pas ngjarjes. Gazetarja e Klan News, Anila Sefa, sqaron se autori dhe i plagosuri jetonin shumë pranë njëri-tjetrit. Sami Veliu mësohet se i ka bërë pritë me kallashnikov vëllait të tij dhe sapo e pa parë që ka dalë nga banesa ka nisur ta qëllojë. Po ashtu gazetarja sqaron se nga burime pranë familjes, mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes vuan nga çrregullime të shëndetit mendor. Ndërkohë i plagosuri është dërguar në spitalit dhe ndodhet në kujdesit të mjekëve jashtë rrezikut për jetën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova S’kishte para në arkë, hajni i maskuar dhe me armë dështon të vjedhë në Ferizaj 11 minuta më parë