Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vëllai i Musah Hamitit: Pasi doli nga paraburgimi i humbëm kontaktet (VIDEO)

NULL NULL
28.02.2024 13:09
Musa Hamiti
Foto: Klan Kosova

Lajmërim Hamiti, vëllai i Musah Hamitit, ka folur për çështjen e vëllait të tij i cili u gjet i vdekur mbrëmjen e së hënës në bodrumin e ashensorit të një ndërtese, në rrugën Kamenicë Gjilan.

Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka theksuar se nuk pati kontakte më vëllanë e tij i cili ishte në paraburgim.

“Prej kur ka dalë nga paraburgimi kurrë me të nuk kam pasë kontakt, ai u zhduk”, ka thënë Hamiti.

Klankosova.tv ka raportuar dje për rastin në fjalë dhe nga burimet ka mësuar se viktimës iu gjetën rreth 80 mijë franga apo ( 83 mijë e 873.68 euro) dhe tre telefona celularë.

Bëhet e ditur se tashmë i ndjeri ishte shpallur i zhdukur nga fillimi i janarit./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.