“Vëllai i Madh” përjashton Metin automatikisht nga gara për çmimin e madh në BBVK (VIDEO) NULL NULL 14.11.2023 19:32 14.11.2023 19:32 Pas konfliktit në mes të konkurrentëve të Big Brother VIP Kosova, Blerando-Meti, për këtë të fundit në shtëpi ka arritur një zarf i zi. Zarfin e ka lexuar Santiana, derisa brenda tij u shpall vendimi i “Vëllait të Madh” për ta përjashtuar Metin në mënyrë automatike nga gara për çmimin e madh. “Banorë! Vëllai i Madh ka ndjekur me shqetësim të madh provokimet e vazhdueshme të Metit kundrejt Blerandos pas spektaklit të së hënës. Sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cënimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësisht të ndaluara”, u tha në zarf. “Duke pasur parasysh faktin që përkundër paralajmërimeve edhe përmes zarfit të zi nuk ka pasur reflektim, pas verifikimit të pamjeve nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e sotme, Vëllai i Madh ka marrë një vendim. Meti përjashtohet automatikisht nga gara dhe lë shtëpinë në këtë moment”, përfundoi zarfi. Meti është banori i tretë që eliminohet nga BBVK2, pas Ledit dhe Brikendës. Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com Amerikë: TV Alb *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Big Brother VIP Buci ia "grabitë" Santianës pijen nga dora, ajo i buzëqeshë dhe e pi menjëherë pas tij (VIDEO) 57 minuta më parë