Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vëllai i Liridona Ademajt kërkon nga institucionet që ta lejojnë rivarrimin e saj

NULL NULL
02.12.2023 22:10
Liridona ademaj

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt e cila është vrarë të mërkurën mbrëma në Prishtinë, ka kërkuar drejtësi të shpejtë dhe profesionale.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka kërkuar që institucionet të lejojnë që të bëhet rivarrimi i saj në mënyrë që të kthehet aty ku e ka vendin, raporton Klan Kosova.

“Në emër të familjes ju falënderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë. Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur.  Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi”, ka shkruar ai.

“Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonën ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj”, ka shkruar në fund Leonard Ademaj.

Kujtojmë se varrimi i të ndjerës është bërë në fshatin Cërmjan të Gjakovës. Ndërsa familjarët e saj po kërkojnë që e njëjta të varroset në fshatin Rracaj të të njëjtës komunë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.