Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vëllai i Liridona Ademajt, kërkon drejtësi për gratë e vrara: Kriminelët duhet të kalbën në burg

NULL NULL
06.12.2023 00:07
Liridona Ademaj

Sot në Prishtinë, është protestuar për të kërkuar drejtësia për gratë e vrara në Kosovë.

Shumë qytetarë e aktivistë të shoqërisë civile, morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Vrasja e Liridona Ademajt, mbrëmjen e 29 nëntorit e ka tronditur shoqërinë në Kosovë dhe më gjerë.

Dyshohet se ngjarja për vrasjen e saj u inskenua nga Naim Murseli, ish-bashkëshorti i saj.

Pas marshit, ka reaguar Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës.

Ai tha se kriminelët duhet të kalbën në burg.

“Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi”, tha ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.