13:26, 12 Shtator 2019

Vëllai i ish-deputetit të Vetëvendosjes, Liburn Aliut, Fatosi, ka bërë thirrje që më 6 tetor të votohet Partia Euroatlantike e Milaim Zekës, njofton Klan Kosova.

Përmes një statusi në Facebook, Aliu ka thënë se përmes kësaj partie luftohet e keqja.

“Qytetarë të dashur, Në këto zgjedhje, na pëlqeu apo jo, si erdhën e si po organizohen – serish me të vjetrën, me nji sistem anakronik – mashtrues zgjedhor, megjithatë e keni rastin të distancoheni nga parti – klane – mafi, e ta shfrytëzoni shansin për ndryshime me votēn tuaj për të renë!

Tani keni një mundësi origjinale për ta luftuar të keqen – me Partinë Euroatlantike të Kosovës – PEK!

Un do ta shfrytëzoj këtë mundësi!

Mbështes e votoj PEK”, ka shkruar ai.

Konkurs Pune

Lexo më shumë