Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vëllai e motra binjakë pranohen në 15 kolegje, fitojnë bursa në vlerë prej 1.53 milion dollarësh

NULL NULL
04.05.2021 20:13

Dy binjakë të Karolinës së Veriut kanë disa vendime të rëndësishme për të marrë pasi u pranuan në 15 kolegje – dhe morën 1.53 milion dollarë bursa të bazuara në meritat e tyre.

Reagan dhe Ricardo Razon, dy 17 vjeçarë të cilët po përgatiten të diplomohen në Shkollën e Mesme “Enloe Magnet” në Raleigh, morën letra pranimi nga 15 shkolla duke përfshirë Universitetin Harward, Universitetin Yale, Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit, Universitetin e Pensilvanisë dhe Universitetin e Dukës.

“Të dy ishim të befasuar, por edhe mirënjohës për të gjitha ofertat që morëm. Sidomos, tani që po përjetojmë një pandemi globale. Ky vit ka qenë i ndryshëm për shumë studentë dhe procesi i aplikimit për kolegj gjithashtu ka qenë gjithnjë e më i vështirë ” tha Reagan Razon për WRAL-TV, transmeton Klan Kosova.

Binjakët thanë se ndajnë interes të përbashkët në shkencat kompjuterike, por planifikojnë që vendimet e tyre për kolegj t’i marrin veç e veç.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.