Vëlla e motër kapen mat duke vjedhur në një magazinë ushqimore NULL NULL 15.09.2019 10:42 15.09.2019 10:42 Vëlla e motër janë arrestuar nga policia e Elbasanit me akuzën e vjedhjes së mbetur në tentativë. Në pranga kanë rënë shtetasit Nj.H.,52 vjeç dhe S.H., 41 vjeçe( vëlla e motër) banues në Elbasan. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë tentativës për të vjedhur një magazinë ushqimore në pronësi të shtetasit E.B., janë pikasur nga qytetarë të cilët kanë njoftuar Policinë. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit menjëherë kanë organizuar punë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të cilët ndodheshin brenda në magazinë në tentativë për të vjedhur. “Gjithashtu shtetasja S.H., nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë gjatë shoqërimit duke thyer xhamat e dritares së dhomës së shoqërimit” sqaron policia. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, ” Vjedhja” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë në ngarkim të shtetasve Nj.H., dhe S.H , si edhe për veprat penale “Shkatërim i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” për shtetasen S.H./oranews *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.