Veliu viziton Pejën për të parë sfidat me të cilat përballet kjo komunë

Veliu viziton Pejën për të parë sfidat me të cilat përballet kjo komunë

1 muaj më parë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka vizituar sot komunën e Pejës, ku është pritur në takim nga kryetari, Gazmend Muhaxheri.

Me këtë rast, Veliu është njoftuar për së afërmi me punën dhe aktivitetet e kësaj komune, e në veçanti për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen zyrtarët e saj gjatë kohës së pandemisë COVID-19, njofton Klan Kosova.

“Në takim biseduam edhe për çështje të cilat ndërlidhen me zyrtarët e administratës publike, me theks të veçantë lidhur me Ligjin për Zyrtarët Publikë”.

“Po ashtu, i shoqëruar nga kryetari Muhaxheri, morëm pjesë në mbledhjen e Shtabit Emergjent të kësaj komune, dhe pastaj së bashku vizituam edhe Stacionin Policor, ku u pritëm nga drejtori i Policisë rajonale të Pejës, Sami Shabanaj”.

klankosova.tv