Veliu: Pushteti fitohet përmes rrugëve politike, e jo me vezë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veliu: Pushteti fitohet përmes rrugëve politike, e jo me vezë

NULL NULL
06/10/2015

Agim Veliu, kryetari i Komunës së Podujevës, i ftuar në lidhjen direkte të emisionit Ora e Fundit, ka folur për ditën e mjedrës që po shënohet në këtë komunë dhe për gjuajtjen me vezë të kryeministrit Isa Mustafa nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Veliu ka thënë se gjuajtja me vezë e kryeminsitrit Isa Mustafa nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është forma e zgjedhjes së problemeve në Kosovë.

“Lufta duhet të bëhet përmes rrugëve politike dhe demokratike”.

“Unë vazhdoj të mendoj se ata janë horra. Pikë së pari, ajo nuk është në traditën e njerëzve, sepse sot ishte një festë dhe ata nuk është dashur të prishin festën”.

Ndërsa i pyetur për koalicionin PDK-LDK ka thënë se ata do ta çojnë mandatin e tyre deri në fund.

“Kolacioni opozitar e kanë humb rrugën. Ata as vetë nuk janë duke menaxhuar me punët dhe kërkesat e tyre”.

“Ata tash kanë dalë më kërkesën që duan zgjedhje, sepse kanë mbetë jashtë pushtetit dhe po shihet se kanë inate personale me kryeministrin”.

Veliu ka folur edhe për kultivimin e mjedrës në Podujevë, i cili ka thënë se tash e disa vite kultivuesit mbështeten nga kjo komunë si dhe nga USAID.