Veliu asiston në fitoren e Gaziantepit NULL NULL 28.01.2023 16:40 28.01.2023 16:40 Valmir Veliut iu deshtën vetëm tre minuta në fund të ndeshjes, për ta regjistruar asistimin e parë në Superligën e Turqisë. Veliu asistoi në kohën shtesë për Joao Figuiredeon, në minutën 90’, i cili ishte goli i dytë për Gaziantepin, në ndeshjen ndaj Ankaragucun. Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 87′, por që arriti ta shfrytëzojë mjaftë mirë mundësinë që iu dha nga trajneri i tij. Veliu u transferua në Turqi, gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, ku kaloi nga Llapi, drejt Gaziantepit, për rreth 300 mijë euro. Gaziantepi është në pozitën e 11-të me 22 pikë të grumbulluara. /Klankosova.tv.