Velijaj, mbështetje për futbollin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Velijaj, mbështetje për futbollin

NULL NULL
14/06/2015

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga administratori i Futboll Klub Tiranës, Refik Halili, dhe nga futbollistë të këtij klubi, ka inspektuar nga afër punimet në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, ku dhe është njohur nga afër me problemet që ka aktualisht klubi bardheblu si dhe ka marrë mbështetjen e drejtuesve të këtij klubi, shkruan Top Channel.

“Do të ishte mirë që edhe ky stadium në qendër të Tiranës të bëhet ashtu siç duhet. Por, në këtë sezon nuk ka pasur asnjë mbështetje. Nuk kemi as dhoma zhveshjeje ku të marrim ajër, pasi janë të bllokuara. Të lirohen dhe t’i kthehen klubit të Tiranës që të funksionojë sa më mirë.

E në përgjigje të këtyre shqetësimeve, Veliaj ishte shumë i qartë në qëndrimin e tij: “Nuk do të rinovoj më asnjë kontratë që heq copa të aseteve të klubit për t’ua dhënë palëve të treta. Ne do të bashkëpunojmë me qeverinë që stadiumi kryesor i Tiranës të jetë diku jashtë Tiranës, që të ketë edhe mundësi parkimi. Por, kjo nuk do të thotë që të lëmë hapësira të tilla, të cilat fare mirë mund të përdoren nga Tirana dhe të jepen me qera për klube të tjera”.

Veç kësaj, Erion Veliaj theksoi se Bashkia e re e Tiranes do të mbështesë edhe klubet e tjera të futbollit, po sigurisht që vëmendja kryesore do të jete tek Tirana, ku dhe Bashkia është aksionere: “Bashkia do të ndihmojë dhe klubet e tjera, edhe Partizanin, Dinamon, Studentin, Farkën, Dajtin sepse bashkia është bërë shumë e madhe. Kjo është një bashki që ka 1 milion banorë dhe 24 njësi vendore. Kjo është më e ndershme sepse më mirë respektojmë 34% të aksioneve dhe japim vlerën e caktuar sesa të themi se kemi 100% për Tiranën dhe 100% i zeros, siç e thatë edhe ju, është zero. Besoj se qasja jonë është një qasje më e ndershme dhe më transparente, ku sigurisht pjesën e luanit do ta ketë Tirana, si ekipi ku bashkia është aksionere”.