21:57, 9 Tetor 2019

Analisti politik Dardan Velija, në emisionin Analiza Zgjedhore në Klan Kosova ka thënë se emërimi i Përfaqësuesit Special të presidentit të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe ardhja e tij ende pa përfunduar certifikimi i rezultateve tregon për një presion të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës për arritjen e një rezultati në dialogun Kosovë-Serbi.

Velija tha se ata që e formojnë qeverinë kanë përgjegjësi të mëdha të arrijnë një unitet.

“Ky është mesazhi. Emërimi i z Grenell pak ditë para përfundimit të fushatës dhe ardhja e tij para certifikimin  e rezultateve tregon për një presion te administratës amerikane ndaj Kosovës, ndaj Qeverisë dhe opozitës për të arritur një rezultat në dialogun Kosovë-Serbi. Ata që e formojnë qeverinë e që po shihet që do ta bëjnë VV dhe LDK,duhet të ulën në tavolinë dhe të diskutojnë me opozitën dhe të arrijnë një unitet për atë se çka mund të diskutojnë dhe çka jo.

Ai theksoi se udhëheqja e dialogut i takon qeverisë, duke kërkuar që procesi i dialogut të ketë transparencë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë