8:25, 27 Qershor 2019

Erion Veliaj, kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, dhe kryebashkiaku në detyrë, ka sqaruar lajmin për tërheqjen e vëzhguesve të Këshillit të Europës.

“Ishte një nga 40 organizata të cilat thoshin se kemi marrë raportime për dhunë, dhe nuk ishte Keshilli, por është një organizatë vullnetare në kongresin e Këshillit të Europës. Brenda kësaj trupe kishin marrë informacione nga Voltana”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se në 30 qershor, vëzhguesit e Këshillit të Evropës do të jenë në Tiranë prezent.

“Dua t’ju them pasi fola për përfaqësuesit e kongresit dhe u thashë se nuk jemi të dhunshëm, Këshilli i Kongresit të Europës do të jetë këtë javë në Tiranë”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Për kryebashkiakun Veliaj, dita e zgjedhjeve do të jetë një ditë frymëzuese.

“Ditën e zgjedhjeve do të jetë dita më frymëzuese, më e frytshme, më e paqtë”- tha kryebashkiaku Erion Veliaj.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë