Veliaj tregon pse nuk u takua me Kurtin NULL NULL 17.02.2020 22:49 17.02.2020 22:49 Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka treguar se pse nuk e takoi kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti kur ky i fundit vizitoi Tiranën në vizitën e tij të parë që pas marrjes së detyrës. Veliaj tha se takimi nuk mundi të realizohej, për shkak të agjendës së ngjeshur të kryeministrit dhe agjendës së vetë kryebashkiakut, i cili atë ditë kishte shumë aktivitete të parashikuara për 100 vjetorin e Tiranës Kryeqytet. “Ishte një takim i parë kortezie. Ne kishim 100-vjetorin e Tiranës, me një ngarkesë të jashtëzakonshme, kurse ai pati disa takime, ku disa nuk përfunduan në orar, kështu që ndodhi për mospërputhje agjendash”, tha Veliaj në News24 përcjell Klan Kosova. Por, Veliaj siguroi se takimi do të zhvillohet në një moment tjetër. “Jam i sigurt se do kemi një mundësi tjetër. Ajo që mendoj është që për një takim të parë kortezie, ndoshta i organizuar pak me ngut, janë gjëra që falen, kështu që nuk ka asnjë hatërmbetje”, tha Veliaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë