Veliaj prezanton autobusët e gjelbër “Go Green”: Të parët në rajon

Veliaj prezanton autobusët e gjelbër “Go Green”: Të parët në rajon

NULL NULL
2 months më parë

Bashkia e Tiranës ka prezantuar sot linjën e re të autobusëve hibridë dhe elektrikë në Tiranë.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj tha se 20 autobusët e parë “Go Green” do të futen në qarkullim brenda muajit gusht, ndërsa investimi do të kompletohet gradualisht edhe me 22 mjete të tjera.

“E kam pritur me shumë ëndje këtë ditë. Kam përshtypjen se ashtu si unë, e kanë pritur edhe shumë qytetarë që thonë: kur do vijë dita që të kemi transport të gjelbër, që nuk ndot mjedisin, i denjë me hapin që po ndjek qyteti dhe me mënyrën se si po avancon. Sot hedhim një hap të paprecedentë dhe ndoshta jemi të parët në rajonin tonë me një flotë të gjelbër, diçka që kemi premtuar dhe më vjen mirë që e bëjmë realitet”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj./tch/