Veliaj: Përmirësimi i Tiranës për 300 ditë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veliaj: Përmirësimi i Tiranës për 300 ditë

NULL NULL
22/05/2015

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar pasditen e 22 majit programin për kryeqytetin.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili përveçse foli për vlerat e kandidatit Veliaj, u ndal gjatë edhe në arritjet e qeverisë në këto 18 muaj.

Ndërsa kandidati Veliaj u ndal në projektet që synon të realizojë për Tiranën, që nga punësimi; strehimi; rrugët, transporti publik, turizmi e deri tek kopshtet, shkollat dhe kampuset universitare. Jo pa qëllim, u zgjodh Qyteti Studenti për të prezantuar programin e së majtës për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Erjon Veliaj, kandidati i PS për kryetar bashkie në kryeqytet tha se synon të ndërtojë një kampus të madh universitar që të mbledh aty studentë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Presheva, Maqedonia e kudo nga trevat shqiptare, aty ku prindërit e të rinjve e shohin Tiranën si perspektivën e duhur për studimet e fëmijëve të tyre.

Veliaj tha se ashtu siç u veprua në 300 ditët e qeverisjes qendrore, edhe për menaxhimin e Bashkisë synohet përmirësimi i situatës në 300 ditë.