Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veliaj: Në 4 vjet s’bënë asgjë

NULL NULL
15.06.2015 12:58
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj, nuk i ka kursyer kritikat për mënyrën si është qeverisur kryeqyteti nga ana e Partisë Demokratike.

Problemet e shumta me ujësjellës-kanalizimet dhe rrugët e shkatërruara ishin shqetësimet e banorëve të njësisë nr.6 në Kombinat, të cilët kërkuan më shumë vëmendje nga kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i cili shoqërohej nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Banorët u shprehën se në këto 4 vite nuk e kishin parë asnjëherë kryebashkiakun aktual në zonë, ndërkohë që pusetat dhe ujërat e zeza ishin dy çështje që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme nga bashkia.

“Kemi bërë një investim këtu. Këta të ujësjellës-kanalizimeve nuk marrin masa fare për ujin e pijshëm. Imagjinoni se çfarë bëhet, tallen me taksat e popullit. Uji rrjedh në 4-5 vende dhe në 2-3 vende i kemi eliminuar vullnetarisht. Kanë 5000 vetë atje në ujësjellës dhe thonë s’kemi punëtorë”, thotë njëri nga banorët e lagjes.

“Se si mund të jetë depo e ujit në majë të kodrës dhe këtu mos të ketë ujë, se uji del në rrugë, kjo është e paimagjinueshme. Katër vjet i provuam se çfarë dinin të bënin këta. Një javë kohë kemi: të ndajmë mendjen t’i ndërrojmë”, tha kandidati Veliaj,transmeton Shekulli.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.