Veliaj e pret Kosovën në debat NULL NULL 20/05/2015 20/05/2015 Erion Veliaj e ka ftuar në debat Halim Kosovën, pasi ky i fundit pranoi sfidën për debat televiziv. Gjatë një takimi me biznesin në kryeqytet, kandidati i koalicionit të majtë madje caktoi edhe orën, datën dhe vendin e zhvillimit të debatit. “Me vjen mirë, që pas tre javësh, kërkesë ditore, dje kemi pasur një gjysmë PO-je nga kandidati tjetër për të pasur një debat dhe unë mendoj se meriton një duartrokitje dhe ky është një lajm shumë i mirë”, u shpreh Veliaj. “Madje, për ta marrë gjysmën e PO-së sit ë plotë, unë jam gati ta pres kandidatit tjetër nesër në orën 9 të darkës në televizionin më të madh të Shqipërisë.” Kjo vie pas deklarimit të djeshëm të kandidatit të PD-së Halim Kosova , ku është shprehur se është i gatshëm të debatoj nëse debati bëhet për projekte e jo llafe e shpifje koti.