Veliaj: E pres Halimin sot në orën 21.00 - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veliaj: E pres Halimin sot në orën 21.00

NULL NULL
21/05/2015
Erion Veliaj ka ftuar kandidatin e opozitës Halim Kosova, që të paraqitet sot në debat në emisionin “Top Story” .

“Më vjen mirë që pas tri javësh kërkesë ditore, dje kemi pasur një gjysmë po-je nga kandidati tjetër për të pasur një debat. Ky është një lajm shumë i mirë. Madje për ta marrë gjysmën e po-së si një po të plotë, unë jam gati ta pres kandidatin tjetër, nesër në orën 9 të darkës në televizionin më të madh të Shqipërisë”, – tha Veliaj.

Më tej ai shtoi se ishte gati që të plotësonte kërkesën e kundërshtarit për të debatuar për projekte konkrete, por me të vetmin ndryshim, që diskutimi të bëhej jo vetëm për projektet që ata pritet të realizojnë në rast se zgjidhen në krye të bashkisë, por edhe për projektet që u premtuan para 4 vitesh nga kryetari aktual i Bashkisë, Lulëzim Basha, dhe nuk u realizuan.

“Nëse ajo po-ja me gjysmë zëri është një “po” e plotë, atëherë nesër në orën 9 të darkës unë do paraqitem me këto tri kontrata dhe me të tjerat që do vijnë dhe me 12 projektet madhore të Tiranës, sepse besoj se ka ardhur koha të flasim me projekte konkrete në të dyja kuptimet: edhe për projektet konkrete që u premtuan në vitin 2011 dhe që nuk u bënë dhe për projektet që të dy kandidatët kanë”, – u shpreh Veliaj.