Vela për Abdixhikun: Njeriu i fundit që mund ta mësojë Presidenten se si të shtyhen përpara kauzat

Vela për Abdixhikun: Njeriu i fundit që mund ta mësojë Presidenten se si të shtyhen përpara kauzat

NULL NULL
1 month më parë

Shefi i Stafit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, Blerim Vela përmes një statusi në rrjetin social Twitter i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut duke i thënë se ai është njeriu i fundit që mund ta mësojë Presidenten se si të shtyhen përpara kauzat.

Ai tha se integriteti dhe ligjshmëria në sistemin e drejtësisë janë dhe mbeten kauzat e përhershme të Presidentes Osmani, përcjell Klankosova.tv.

“Sundimi i ligjit, integriteti dhe ligjshmëria në sistemin e drejtësisë janë dhe mbeten kauzat e përhershme të Presidentes Osmani dhe jo angazhim vetëm gjatë një kampanje. Për këtë Presidenta ka mbështetje nga partnerët ndërkombëtar”.

“Kryetari aktual i LDK-së, Abdixhiku është njeriu i fundit që mund ta mësojë Presidenten se si të shtyhen përpara kauzat, të cilat ai e ka zakon t’i lë në gjysëm apo të bëhet pjesë e kauzave t’gabuara të atit të tij ideologjik Isa Mustafës, që kanë pamundësuar vetingun n’drejtësi”, ka shkruar Vela.

Kjo deklaratë e Velës erdhi pas asaj të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili tha se institucionet e Kosovës nuk duhet të reagojnë ndaj Bashkimit Evropian me anë të konferencave për media.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës foli kështu pasi u pyet se si e komenton konferencën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila nuk u pajtua me rekomandimet e raportit të Komisionit Europian sa i përket çështjes së Vettingut.

Abdixhiku-Osmanit: Nuk reagohet ndaj BE-së me konferenca për shtyp (VIDEO)