Vela: Masakra e Mejës, një krim që Serbia nuk mund ta mohojë NULL NULL 27.04.2023 09:52 27.04.2023 09:52 Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Masakrën e Mejës në përvjetorin e saj. Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka thënë se 377 civilë të pafajshëm shqiptarë të Kosovës u vranë nga policia dhe ushtria serbe në Masakrën e Mejës të vitit 1999. “Kjo ishte masakra më e madhe e luftës së Kosovës. Vite më vonë, 309 prej kufomave u gjetën në një varr masiv në Batajnicë”. “Një krim që Serbia nuk mund ta mohojë!”, ka thënë Vela./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 13/04/2023