Vela: Infiltrimi në veri nga njësitë ushtarake të Serbisë me maskim civil, rrezikon paqen e rajonit NULL NULL 26.05.2023 16:07 26.05.2023 16:07 Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela, reagoi pas lajmit që presidenti serb i ka dhënë sot ushtrisë së tij. Me anë të një postimi në Twitter, Vela shprehet se “regjimi piromanik i Serbisë ka urdhëruar ushtrinë e tij të grumbullohet në kufirin me Kosovën” dhe se “çdo infiltrim në veri të Kosovës nga njësitë ushtarake të Serbisë, me maskim civil, do të rrezikojë paqen dhe stabilitetin e rajonit”. “Regjimi përfaqësues i Rusisë në Beograd po përshkallëzon situatën për të siguruar mbijetesën e tij”, shkroi mes tjerash Vela. Kujtojmë se në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, sot pati tensione. Serbët lokalë kishin bllokuar hyrjet e ndërtesave komunale në këto tri komuna për të pamundësuar qasjen e kryetarëve të rinj në to. Në Zveçan pati edhe përleshje mes protestuesve e zyrtarëve policorë. Megjithatë, kryetari Ilir Peci ia doli të hynte në ndërtesë pas intervenimit policor, që u desh të përdorde edhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Edhe në komunën e Zubin Potokut, kryetari i ri e pati të pamundur fillimisht qasjen në ndërtesë, mirëpo pas qëndrimit disaorësh në stacionin policor, forcat e rendit pastruan terrenin dhe liruan rrugën. Izmir Zeqiri më pas hyri në ndërtesë dhe u rehatua në zyrën e tij të re, nga ku hoqi flamujt serbë. E si pasojë e këtyre ngjarjeve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, urdhëroi ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë, ndërsa urdhëroi që forcat ushtarake të niset drejt kufirit me Kosovën. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 20 orë më parë
Kosova Konjufca si Kurti: Lajçaku, njëri që po e kryen punën në mënyrë goxha të papërgjegjshme 23 orë më parë