Vela i quan “palaço” krerët e Listës Serbe, e Vuçiqin "të çmendur" e "të droguar" - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vela i quan “palaço” krerët e Listës Serbe, e Vuçiqin “të çmendur” e “të droguar”

NULL NULL
22.04.2023 18:45
lista serbe ushtria e serbise

Zyrtarë të Listës Serbe, sot morën pjesë në prezantimin e kapaciteteve ushtarake të Ushtrisë së Serbisë në Batajnicë.

Për këtë veprim të tyre, reagoi Blerim Vela, shefi i stafit të kabinetit të presidentes Vjosa Osmani.

Vela, krerët e LS-së i quajti “palaço” të cilët, siç tha ai, në vend se të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme në katër komunat në veri të Kosovës, ata pozuan para disa armatimeve.

“Lista Serbe kurrë nuk do të jetë një përfaqësues autentik i serbëve të Kosovës, por vetëm një vegël në shërbim të regjimit në Serbi. Në vend se të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit dhe të punojnë në mirëqenien e serbëve të Kosovës, ata vendosën të bëjnë një ekskursion fushor dhe të pozojnë si palaço para disa armatimeve. Patetike”, tha Vela në një postim në Twitter, raporton Klankosova.tv.

Në një tjetër postim, shefi i stafit të kabinetit të Presidentes Osmani u mor me deklarimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Mediat në Serbi kanë publikuar lajme për Vuçiqin me tituj, si: “Vuçiq: Në veri të Kosovës mbizotëron okupim i plotë, njerëzit janë të përgatitur për këtë dhe do të jenë të qetë”, “Aleksandar Vuçiq: Quint-i, Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare – të gjitha këto janë gënjeshtra”, e të ngjashme.

“Këto deklarime të Vuçiqit dëshmojnë se ai është krejtësisht i çmendur! Si çdo i droguar, ai ose duhet të ndërrojë dilerin e tij ose skenarin që po e përdor”.

“Vuçiqi po e dëshmon çdo ditë se ai është pengesa kryesore për paqen dhe stabilitetin në rajon me qëllimet e tij hegjemoniste dhe retorikën e tij të keqdashëse”, theksoi Vela. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS