Vehbi Kajtazi: Atentati ndaj Abdixhikut dhe të tjerëve s’ka qenë serioz (VIDEO) NULL NULL 09.05.2023 21:33 09.05.2023 21:33 Opinionisti Vehbi Kajtazi vlerëson se planifikimi i atentatit ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe tre deputetëve të kësaj partie që u bë publik në janar të këtij viti s’ka qenë serioz. “Rasti me Abdixhikun e të tjerët nuk ka qenë serioz dhe nuk ka pasur asnjë element rrezikshmërie të provume. Në këtë rast flasim për një bashkëbisedim nga një grua në gjermani e cila rezulton se nuk punon as në policinë gjermane ashtu siç u raportua në fillim” u shpreh Kajtazi. Kajtazi, i ftuar në Rubikon në Klan Kosova, tha se edhe atentati i bërë publik nga kryeministrit, Albin Kurti, nuk ka qenë aspak serioz teksa vlerëson se raportimi i policisë për këtë rast ka qenë skandaloz. “Mendoj se edhe rasti i zotit Kurti është i ngjashëm me këtë të Abdixhikut, nuk ka pasur diçka serioze dhe as rrezik real. Ajo që më shqetëson është mënyra se si policia jonë e ka bërë vlerësimin e këtij rasti – është skandaloze se çfarë ka bërë policia në rastin e Kurtit”. “Ka pasur raport zyrtar nga policia ku thuhej se zoti Kurti mund të vritet si pasojë e konflikteve me PDK-në dhe AAK-në dhe kjo është skandaloze – dikush do të duhej të jepte përgjegjësi për këtë” tha Kajtazi. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 13/04/2023