23:22, 14 Tetor 2019

Prizrenasi Vedat Muriqi që shënoi golin e dytë të ndeshjes Kosovë-Mali i Zi tha se ka besim të madh edhe në fitoren e dy ndeshjeve të mbetura për t’u kualifikuar në Europian.

“Pa marrë parasysh çka ndodhë në fushë ne jemi të lumtur edhe që s’morëm gola. Si shtet vazhdojmë të ëndërrojmë që të fitojmë edhe dy ndeshjet dhe të kualifikohemi në Europian”.

Muriqi për shumë raste të humbura gjatë ndeshjes së sotme që la me zero gola Malin e Zi më shumë e fajëson fatin. Por ai tha se duhet të kenë kujdes të madh në lojërat e ardhshme për të mos i lëshuar këto raste.

“Patëm shumë raste, katër raste pata të 100 për qindta pata unë personalisht. S’besoj që ishte koordinimi apo mungesë qetësie, por të duhet edhe pak fat në këso raste sulmi”.

“Nuk ka rëndësi se kush shënon ne jemi kombëtare. Në ndeshjet kundër Çekisë dhe Anglisë nuk duhet t’i lëshojmë këto raste. Sot arritëm fitoren të cilën e kishim qëllim, pas një muaji kemi kohë për ndeshjen e ardhshme që është finale e finales”.

“Kjo është e rëndësishme, por unë kam besimin dhe pse të mos bëjmë ëndrrën realitet”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë