Vdiq Sijam Gorani, doajeni i gazetarisë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdiq Sijam Gorani, doajeni i gazetarisë

NULL NULL
10.05.2015 14:45
Sot ka ndërruar jetë, gazetari dhe redaktori shumëvjeçar i RTV21 Sijam Gorani.

Pas një sëmundjeje të rëndë, sot  ka ndërruar jetë , në moshën 65 vjeçare,  gazetari dhe redaktori shumëvjeçar i RTV21 Sijam Gorani.

Karrierën e tij prej gazetari Sijam Gorani e filloi në Radio Prishtinë, në sektorin e ekonomisë për të arritur deri te titulli i redaktorit.

Pas nxjerrjes se dhunshme nga Radio Televizioni i Prishtines, në vitin 1998 Sijami iu bashkua ekipit  të Rtv 21, duke kontribuar deri në ditet e sotme, në detyrat e redaktorit, kryeredaktorit dhe së fundi në detyrat e drejtorit të UEB faqës së RTV21.
Mbledhja komemorative mbahet të hënën në orën 11:00 në Sheshin 21, ndërsa varrimi bëhet nesër, e hënë, në orën 13.00 në varrezat e Prishtinës.