Vdiq regjisori Kristaq Dhamo - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdiq regjisori Kristaq Dhamo

NULL NULL
14/08/2022

Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisori shqiptar Kristaq Dhamo.

Dhamo njihet si babai i kinematografisë shqiptare. Ai realizoi filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë “Tana” në vitin 1958.

Për shumë vite ka qenë drejtor artistik në Film Studio. Dhamo ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë, me organizimin e disa kurseve profesionale, shkruan Euronews.al, përcjell Klankosova.tv

Në vitin 1979 i është dhënë titulli “Artist i merituar” dhe në vitin 1987 është nderuar me titullin “Artist i Popullit”. Në festivalin e XI të filmit shqiptar, në vitin 2000 është nderuar me çmimin e karrierës. Në korrik të vitit 2021 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

La pas vetes gruan e tij prof. Dhorka Dhamo dhe dy vajzat Rudina e Delina.