Vdiq piktori Mentor Ejupi i njohur si Toro NULL NULL 30.03.2023 22:42 30.03.2023 22:42 Piktori dhe karikaturisti Mentor Ejupi, i njohur si Toro, ka vdekur në moshën 56-vjeçare. Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur e bija e tij Alketa Ejupi-Bunjaku përmes një njoftimi në Facebook. “Papa, të kam pas gjithçka – jo vetëm babë por edhe shokun më të ngushtë në jetën time. Kemi bërë gjithçka bashkë. Nuk kam mundur të përgatitem për ketë ditë kurrë – s’e kam menduar edhe s’kam dashur të mendoj çka të shkruaj për ty. Ata që të kanë njohur e dinë çfarë njeri ke qenë”, ka shkruar ajo. Pas lajmit për vdekjen e tij, piktorë të shumtë e kanë kujtuar atë duke shpërndarë fotografi dhe kujtime me të në rrjetet sociale. Kujtojmë se Mentor Ejupi ka qenë duke jetuar dhe vepruar në Hamburg të Gjermanisë, ku hapi edhe ekspozita të ndryshme të artit pamor. /Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.