Vdiq personi që u godit nga një veturë të hënën në oborrin e vet në Zhur të Prizrenit NULL NULL 10.06.2023 09:52 10.06.2023 09:52 Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pas goditjes nga një veturë në oborrin e vet të hënën në Zhur të Prizrenit. Sipas policisë, viktima ishte duke u trajtuar në QKUK. “Është raportuar se me datën 09.06.2023 rreth orës 13:30 viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga goditja e veturës në oborrin e shtëpisë së tij, ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin e policisë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 4 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 19 orë më parë