Vdiq një 42-vjeçar nga Kosova në Itali, u rrëzua nga skelet NULL NULL 24.02.2024 23:08 24.02.2024 23:08 Një 42-vjeçar nga Kosova ka vdekur të shtunën në Olbia të Italisë, pasi ka rënë nga kati i tretë i një kantieri të ndërtimit. Sipas mediave italiane, rasti ka ndodhur pasi ai ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash, nën sytë e kolegëve të tij. Punëtori B.Bytyqi kishte qenë në pushim mjekësor për dy muaj për shkak të një lëndimi të mëparshëm. Ai kishte shkuar në kantierin e ndërtimit për t’u përshëndetur me kolegët, transmeton Klankosova.tv. Bytyqi duke u ngjitur në skele kishte humbur ekuilibrin dhe ishte rrëzuar nga një lartësi prej 10 metrash. Pamje nga vendi i ngjarjes *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi nga tubimi përmbyllës i PDK-së: Bedri Hamza është gati për ta bërë Kosovën "Më Mirë" 11 minuta më parë
Kosova Limaj për Kurtin: Ka gjetur vendin më të gabuar t'i shpalos idetë e tij leniniste, e ku në Pejë 3 orë më parë