Vdiq në SHBA duke e shpëtuar një fëmijë, 40 vjeçari do të varroset në Kosovë NULL NULL 27.03.2023 18:39 27.03.2023 18:39 40-vjeçari Adem Qorri, nga Drenasi ka vdekur tragjikisht në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai humbi jetën derisa shpëtoi një fëmijë në det. Sami Qorri, i cili është i afërm i të ndjerit deklaroi për Klankosova.tv se rasti po përjetohet rëndë nga familja. “Lajmi na ka tronditur shumë. Ademi është djali i vetëm i kushëririt Halimit dhe tezës. Ai ka lënë pas vetës tre fëmijët dhe gruas”, tha Qorri. Ai theksoi se varrimi i të ndjerit do të bëhet në Kosovë. “Jemi duke pritur që t’i përfundojmë procedurat dhe varrimi do të bëhet këtu”, tha ai Por, ai nuk bëri të ditur ditën e varrimit./ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. SHBA: Si ndodhi ngjarja ku vdiq 40 vjeçari nga Drenica? – flasin familjarët
Kosova Haradinaj reagon pas sulmit ndaj Valon Sylës: Fjala e lirë është garancë e demokracisë 2 months