Vdiq në moshën 57 vjeçare Willie Garson, ylli i “Sex and the City” NULL NULL 22.09.2021 07:54 22.09.2021 07:54 Willie Garson, aktori më i njohur për rolin e agjentit Stanford Blatch në “Sex and the City”, ka vdekur në moshën 57 -vjeçare, ka njoftuar djali i tij. Në serialin e suksesshëm të HBO, ai luajti rolin e mikut të ngushtë dhe të besuarit të Sarah Jessica Parker. Kohët e fundit, ai kishte punuar në serinë “And Just Like That”. Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur. Garson kishte studiuar teatër në New Jersey ku edhe mori një mjeshtëri të arteve nga Shkolla e Dramës “Yale”, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv Ai ka luajtur edhe role të vogla në disa seri televizive të njohura në vitet 1980, përfshirë “Cheers”, “Family Ties” dhe “LA Law”. Garson gjithashtu u shfaq në disa programe hit të viteve të 90-ta si “The X-Files”, “Boy Meets World and Friends”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024