Vdiq në moshën 41-vjeçare dizajneri i njohur amerikan

Vdiq në moshën 41-vjeçare dizajneri i njohur amerikan

NULL NULL
2 months më parë

Virgil Abloh, drejtori artistik i Louis Vuitton dhe themeluesi i labelit të modës “Off-White, ka vdekur nga kanceri në moshën 41-vjeçare.

Duke zbuluar lajmin, kompania mëmë e shtëpisë franceze të modës LVMH e përshkroi Abloh si një gjeni dhe një vizionar.

Dizajneri amerikan u bë i njohur si drejtori kreativ i Kanye West, por më vonë hyri në histori si afrikano-amerikani i parë që drejtoi Louis Vuitton.

Abloh la pas gruan e tij, Shannon, dhe dy fëmijët e tyre, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Abloh u diagnostikua me angiosarkoma kardiake, një formë e rrallë, agresive e kancerit, në vitin 2019, por nuk e bëri publike diagnozën.

Abloh u përshëndet shpesh si një nga dizajnerët më me ndikim në industrinë e modës, por ishte gjithashtu një DJ dhe një artist, dhe kishte diploma në inxhinieri civile dhe arkitekturë.