Vdesin pesë persona dhe evakuohen 2 mijë e 600 njerëz pas përmbytjeve në Ukrainë NULL NULL 10.06.2023 17:05 10.06.2023 17:05 Pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 2 mijë e 600 njerëz, përfshirë 160 mijë fëmijë, janë evakuuar nga zonat e përmbytura të kontrolluara nga Ukraina, pas shembjes së digës Nova Kakhovka. Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, evakuimi po vazhdon teksa thanë se “armiku po bombardon pa mëshirë”. Në rajonin e Khersonit janë përmbytur 47 vendbanime, ndërsa në rajonin Mykolaiv janë përmbytur 31 sosh. “ Në rajonin e Dnipropetrovsk, më shumë se 89 mijë njerëz në 26 vendbanime nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm”, tha ministri i Brendshëm ukrainas, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Shembja e digës Nova Kakhovka u pa si rrezik për centralin bërthamor në Zaporizhzhia, por sipas autoriteteve, niveli i ujit për ftohjen e termocentralit është i qëndrueshëm. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.