Vdesin dy të rinj nga aksidenti i mbrëmshëm në rrugën Kllokot-Viti, i treti në gjendje të rëndë

Vdesin dy të rinj nga aksidenti i mbrëmshëm në rrugën Kllokot-Viti, i treti në gjendje të rëndë

NULL NULL
4 javë më parë

Një aksident tragjik ka ndodhur pas mesnate në rrugën Kllokot-Viti.

Si pasojë e një vetaksidenti kanë humbur jetën dy persona teksa i treti është në gjendje të rëndë, njofton Klan Kosova

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Policia e Kosovës është informuar se me 31 tetor 2020 pas mesnate rreth orës 00:10 min ka ndodh një aksident trafiku. Nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur një veturë në lëvizje në të cilën kanë qenë tre persona në rrugen Kllokot-Viti, humb kontrollin dhe përplaset jashtë rrugës”.

“Me këtë rast lëndime vdekjepruese pëson drejtuesi i automjetit (1985) i cili ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy pasagjerët dërgohen në Qendrën emergjente në Gjilan”.

“Njëri nga pasagjerët (1988) edhe përkundër ndihmës së ofruar ndërron jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ndërsa pasagjeri i tretë (1981) dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë” deklaroi Hashani.

Hashani po ashtu tha se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda dhe me urdhër të tij trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.