Vdes xhezeri legjendar, Jimmy Cobb NULL NULL 26.05.2020 12:08 26.05.2020 12:08 Bateristi legjendar i xhezit, Jimmy Cobb, ka vdekur në moshën 91 vjeç. Cobb vdiq këtë tështunë në Manhattan pas një beteje të gjatë me kancerin në mushkëri, dhe vdekjen e tij e ka konfirmuar për NPr bashkëshortja e vet, Eleana Tee Cobb. Cobb ishte anëtari i vetëm i gjallë i grupit “First Great Sextet” të një prej xhezerëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Miles Davis. Gjatë kësaj kohe, grupi prej gjashtë vetësh kishin incizuar albumin ikonik të Davis, “Kind of Blue” më 1959, që konsiderohet një prej veprave më me ndikim në histori të këtij zhanri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 2 orë më parë