Vdes ushtari 20 vjeçar amerikan në një incident joluftarak në Kosovë

Vdes ushtari 20 vjeçar amerikan në një incident joluftarak në Kosovë

NULL NULL
5 muaj më parë

Një ushtar i Gardës kombëtare nga Oregoni ka ndërruar jetë në Kosovë, ka njoftuar Departamenti i Mbrojtjes.

Alexander Blake Klass, 20 vjeçar, nga Willamina, ka vdekur në një incident joluftarak në kampin në Novosellë më 4 korrik, transmeton Klan Kosova.

“Kjo është situatë tragjike dhe fokusi ynë primar është t’i dalim në mbështetje familjes në këto qaste të vështira”, ka thënë Gjeneral i Brigadës, William J. Prendergast nga Garda Kombëtare Ushtarake e Oregonit.

Klass i ishte bashkuar Gardës së Oregonit më 19 janar 2019, si pjesë e këmbësorisë. Ai kishte ardhur këtu në janar dhe plani në nëntor ka qenë e paraparë që të kthehej në shtëpi.